Vetëvendosje shkon në 53 mandate, LDK humb një ulëse

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 00:03

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat në krahasim me përllogaritjet e mëhershme.

Sipas të dhënave të përditësuara nga procesi i numërimit të votave, LDK-ja tashmë ka 18 deputetë, një më pak se 19 sa kishte deri më tani.

Ndryshimi ka ardhur si rezultat i votave të mërgatës, përkatësisht votimit përmes postës, i cili po vazhdon të numërohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka ruajtur 22 mandatet e saj në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të ketë 7 ulëse.

Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë numëruar 96.25 për qind e votave, ndërsa procesi ende nuk është përmbyllur plotësisht.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se numërimi i votave me postë do të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter