Analisti dhe gazetari Bekim Kabashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk mund të qeverisë e vetme dhe se është e detyruar të kërkojë bashkëpunim me njërën prej partive ish-opozitare për të siguruar stabilitet institucional.
Në Debat Plus, Kabashi ka theksuar se, sipas tij, partneri më i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, duke argumentuar se ekziston vullnet politik nga të dyja palët për një bashkëpunim të tillë.
Kabashi vlerësoi se një marrëveshje VV–LDK do të mundësonte zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve stabile.
Megjithatë, ai paralajmëroi se në rast se nuk arrihet një marrëveshje e tillë, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
“Kështu që zoti Kurti në këtë rast nuk ecën vetëm. Nuk e ka të mundshme. Ai është i obliguar të bashkëpunoi më njërën prej partive opozitare. Unë e kam thënë se zoti Kurti për çështje të interesave strategjike të partisë së tij, si partner të mundshëm do ta zgjedh LDK-në. Ka edhe vullnet nga ana e LDK-së. Jo vetëm kësaj here ka pas edhe në të kaluarën…
Është e qartë, e kanë shprehur qartë si zoti Abdixhiku, si zonja Osmani, që ka qenë prijëse e listës ka qenë jashtëzakonisht kritike ndaj zotit Kurti gjatë fushatës, ka shprehur gatishmërinë dhe ka thënë që nuk bëhet pengesë e formimit të institucioneve. Unë e shoh një partneritet VV-LDK, duke e zgjedhje presidentin dhe duke formuar institucione stabile, të cilët mandej munden me kry shumë punë. Veç nëse LVV është e interesuar ta sprovojë këtë shtet deri në limitet e tij. E atëherë me çu edhe njëherë vendin në zgjedhje”, ka thënë Kabashi.
https://www.youtube.com/watch?v=eFXaFrOLCs8







