Shoferët e taksive patën një takim me kryetarin e bashkisë Orce Gjorgjievski më 12 shkurt dhe disa ditë më vonë paraqitën zyrtarisht propozime për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen çdo ditë. Që atëherë, thonë ata, nuk ka pasur asnjë reagim nga Qyteti.
Për vite me radhë janë grumbulluar çështje të shumta të pazgjidhura, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e operatorëve të taksive dhe sigurinë e pasagjerëve. Pavarësisht sugjerimeve dhe iniciativave të shumta, institucionet ende nuk kanë reaguar për të kapërcyer problemet./Alsat






