Janë zhvilluar 3 ndeshjet e para të javës që përmbyll fazën e parë të Kategorisë Superiore. Gjithçka nisi me ndeshjen mes Vorës dhe Vllaznisë e fituar nga skuadra vendase me rezultatin 2-1.
Ishte kjo një fitore që i jep mundësi skuadrës së Arjan Bellait të ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe të fitojë pozicione në klasifikim për t’u ngjitur në vendin e 7, ndërsa Vllaznia mbetet me 8 pikë në vendin e parafundit.
Më pas, u zhvillua ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit, me skuadrën e Glen Dajës që thelloi akoma më shumë krizën e Të Kuqve duke e mundur me rezultatin 2-1 me skuadrën kryeqytetase që vazhdon të jetë e gozhduar në vendin e fundit me vetëm 4 pikë në 9 javë kampionat të zhvilluara. Përsa i përket Elbasanit, verdheblutë shkojnë në 11 pikë në vendin e 6.
LEXO EDHE: Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund mes polemikash, të kuqtë mbeten në vendin e fundit
Në 11 pikë shkon edhe Laçi që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun me kurbinasit që janë në vendin e 5, ndërkohë që korçarët me 10 pikë janë në vendin e tetë.



