Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 17:11

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të martën në Prishtinë, në rrugën “Enver Maloku”.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 11:30 një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas informatave fillestare gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter