Gashi: Kurti nuk pranon president të propozuar nga të tjerët

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 22:01

Analisti Astrit Gashi ka komentuar zhvillimet politike në vend lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke shprehur dyshime se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të pranojë një skenar ku kandidati për president propozohet nga një subjekt tjetër politik.

Gashi tha se nuk beson në asnjë variant ku, sipas tij, vendimmarrja për presidentin del jashtë kontrollit të Kurtit.

“Unë nuk besoj në asnjë variant që zoti Kurti lejon më iu zgjedh presidenti nga dikush tjetër. Pra, unë nuk besoj në asnjë variant. Dhe në as kuptimin, ai mund ta pranojë që ky mund të jetë propozues i një presidenti ta zëmë i paanshëm, por jo ai si propozim të vjen nga dikush tjetër.

Ndonëse, burime në LVV më kanë thënë që ka mundësi që iu thomë, jepni tre emra për president ne s’po jepim asnjë, dhe njëri shkon. Por unë nuk besoj që kjo do të ndodh. Kjo do të jetë një lëvizje taktike e hedhjes së fajit. Mos ta harrojmë për besë kemi rrezik të shkojmë në raundin e tretë zgjedhor, në të cilin kemi me lyp kush është faji, e janë veç katër akterë. Dmth nuk je tu e lyp fajin te 100 mijë veta, po në tri parti…”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Sipas të dhënave të përditësuara më 15 qershor në orën 21:05, nga 2,857 vendvotime gjithsej janë procesuar 2,653 (92.86%).

Lëvizja Vetëvendosje – 52 ulëse | 45.60% | 346,912 vota; PDK – 22 ulëse | 20.07% | 152,686 vota; LDK – 19 ulëse | 17.11% | 130,170 vota; AAK – 7 ulëse | 6.91% | 52,586 vota.

https://www.youtube.com/watch?v=CCw0wrGUpxA

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter