Arrestohen pesë serbë për rastin “Reçaku II”, ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 23:25

Fotografitë në dorë tregojnë për identitetin e personave që u arrestuan.

Këta janë vetëm dy nga pesë serbët që ranë në duart e autoriteteve të shtetit, të dyshuar për krime lufte në Reçak, saktësisht pjesëmarrjen e tyre në aksionin e 15 janarit 1999-të.

Edhe pse aktakuza për rastin “Reçaku II” u ngrit në dhjetor të vitit të kaluar, hetimet s’u ndalën.

Si rezultat i punës disa mujore të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, u arrit kapja e personave që në kohën e luftës shërbenin në njësitë special të Policisë së Serbisë.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën tonë, dhe në sot në orët e hershme të mëngjesit bashkë me Policinë, kemi ekzekutuar udhërin e Gjykatës, meqë rast kemi arrestuar pesë persona, të gjithë këta janë të prfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut”, ka deklaruar Ilir Morina, prokur Special.

Personat e arrestuar janë N.P, S.J, B.P, DHE S.N, banor të Shtërpcës, si dhe S.S banor në Gjilan.

“Urdhër-kontrolli i lëshuar nga departamenti special i PTH-së në Prshtinë, e ka obliguar PK-në që ta bëjë kontrollin personal të të dyshuarve, objektet…”, ka theksuar Bashkim Spahija, Drejtori i Drejtorisë së Hetimeve për krimet e luftës.

Në procedurën e identifikimit të tyre sipas prokurorit special Ilir Morina, janë përdorur edhe dy video-incizime.

“Është një video-incizim i publikuar nga RTK dhe një nga RTS. Të gjithë protagonistët në të dy videot…”, ka deklaruar Morina.

Drejtori i Drejtorisë së Hetimeve për krimet e luftës, Bashkim Spahija tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe një mori provash relevante për rastin, ndwr to edhe 30 mijë e 585 euro, 438 mijë e 190 dinarë, si dhe 5 dollar amerikan.

“Një armë artizanale, pjesë të ndryshme të uniformave, një palë pranga, shufër e policisë, dhe sinjalizues për dnalej në trafik, 43 fishekë, dokumenta që konfirmojnë angazhimin e tyre në MPB të Serbisë…”, ka theksuar Spahija.

Në konferencë u bë e ditur se është realizuar kërkim edhe për një ish-polic serb në Shtërpcë me inicialet S.J., por se nuk kanë arritur ta arrestojnë për shkak se nuk është hasur në vendbanim./TVDUKAGJINI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter