Videoja që tregon nivelin e lartë të përulësisë, momenti kur Levandovski shkon t’u ngrejë moralin lojtarëve shqiptarë

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 10:34

Shqipëria humbi ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të futbollit. Përballja “play off” kundër Polonisë përfundoi me fitoren 2-1 të kësaj të fundit. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit kamera është përqendruar te Levandovski.

Sulmuesi i Barcelonës ka treguar nivelin e tij të lartë të përulësisë. Teksa po përshëndetej me shokët e ekipit, Levandovski nuk ngurroi të afrohej te lojtarët e Shqipërisë. Futbollisti polak shkoi të takonte dhe t’i ngrinte sado pak moralin lojtarëve kuqezinj, të cilët gjendeshin të ulur në fushë me trishtimin që u dallohej lehtësisht në fytyrë./Sport Ekspres/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter