Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
13 Qershor 2026, 09:28

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHMZ) paralajmëron mot me diell dhe më të freskët, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, si dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave ditore.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit ajo kohë pas kohe do të jetë e përforcuar. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të jenë në interval prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në disa pjesë të luginës kohë pas kohe do të jetë edhe e fortë.

Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Nga DHMZ bëjnë të ditur se freskimi do të sjellë kushte më të këndshme atmosferike pas periudhës me temperatura më të larta.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter