Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar në Fushë Kosovë, njëri prej tyre i mitur.
Sipaa raportit 24-orësh, të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një person, njofton Dukagjini.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.







