Anne Twist, nëna e këngëtarit të famshëm britanik Harry Styles, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me paraqitjen e fundit gjatë pushimeve në ishullin e Korfuzit.

58-vjeçarja publikoi në Instagram disa fotografi nga udhëtimi i saj relaksues, ku shfaqej duke shijuar diellin dhe pishinën. Anne u duk në formë të shkëlqyer me një kostum banje të zi me dekolte të theksuar, teksa pozonte me një pije në dorë pranë ujit.

Në fotografi të tjera, ajo u shfaq së bashku me mikeshën e saj Charlene Evans, e veshur me një bluzë elegante kafe dhe pantallona me motive gjetesh, ndërsa të dyja pozonin me syze dielli.

Duke ndarë momentet më të bukura nga pushimet, Anne shkroi:
Disa ditë të mrekullueshme duke kaluar kohë me mikeshën time në ishullin e bukur të Korfuzit. Të ndjesh ngrohtësinë e diellit në lëkurë, të shohësh qiellin blu dhe të dëgjosh zhurmën e detit është magji e pastër. Një terapi e vërtetë për shpirtin.
Ndërsa Anne po shijonte pushimet, djali i saj, Harry Styles, po përgatitej për nisjen e serisë së koncerteve në stadiumin Wembley në Londër, në kuadër të turneut të tij “Together, Together”.

Artisti hapi turneun muajin e kaluar në Amsterdam, ku mbajti dhjetë koncerte radhazi, përpara se të zhvendosej në Londër për një seri prej 12 netësh në Wembley. Më pas, ai do të vazhdojë me koncerte në Brazil, Meksikë, SHBA dhe Australi.
Megjithatë, turneu nuk ka kaluar pa polemika. Disa fansa kanë shprehur pakënaqësi për pamjen e kufizuar të skenës nga zona të caktuara të stadiumeve. Në përgjigje të kritikave, Harry shpjegoi se koncepti i skenës ishte krijuar për ta afruar sa më shumë me publikun.
Doja të isha sa më pranë sa më shumë prej jush. Ky turne ka të bëjë me të qenit bashkë, me kërcimin, argëtimin dhe ndarjen e momenteve të veçanta
-u shpreh ai para fansave.
Ndërkohë, fotografitë e Anne Twist nga Korfuzi kanë marrë mijëra pëlqime, me shumë ndjekës që kanë vlerësuar energjinë, stilin dhe formën e saj të admirueshme në moshën 58-vjeçare.







