Zyrtare/ José Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029!

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 22:32

José Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere në futbollin evropian.

Sipas njoftimit, Reali ka paguar 15 milionë euro për të ndërprerë kontratën e Mourinhos me Benfica, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri portugez ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029 dhe do të drejtojë ekipin për tre sezonet e ardhshme. Drejtuesit madrilenë shpresojnë që eksperienca dhe mentaliteti fitues i Mourinhos ta rikthejnë klubin në majat e futbollit, pas dy sezonesh pa trofe të rëndësishëm.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit, Mourinho do t’i bashkohet skuadrës më 13 korrik, datë kur nis edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

LEXO EDHE: Nga “Waka Waka” te rikthimi i madh në 2026! Kush mbretëron historinë muzikore të Botërorëve?

Në njoftimin e publikuar nga Real Madridi, bëhet e ditur se bordi drejtues, i kryesuar nga Florentino Pérez, ka miratuar emërimin e José Mourinhos si trajner të ekipit të parë deri në vitin 2029.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter