Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës), Xhemajl Rexha, ka kritikuar zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke i cilësuar ato si kulm i një procesi që, sipas tij, ka nisur me përbërjen e re të këtij institucioni.
AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve
Duke folur në Five në TV Dukagjini, Rexha tha se mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KPM-së në Kuvend, nga shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka ndikuar në krijimin e një strukture që, sipas tij, po vepron me qasje problematike ndaj mediave.
IKD: Paralajmërimi për “Debat Plus” u bë në formë kërcënimi, vendimet e KPM-së po cenojnë lirinë e mediave
Deklaratat e Rexhës vijnë në kontekstin e propozimit të nënkryetares së KPM-së, Drita Morina, për të shqyrtuar në mbledhjen e radhës mundësinë e ndalimit të emisionit “Debat Plus”, që transmetohet në TV Dukagjini.
“Ajo çfarë ka ndodhur dje në KPM-së ka qenë kulmi i një pune dhe fushatë që e ka nisur përbërja e re e KPM-së që prej zgjedhjes së saj në prill të këtij viti. Votimi në Kuvend i anëtarëve të KPM-së nga ana e shumicës parlamentare Vetëvendosje ua ka dhënë atyre atë fuqi, në kuptim njerëzit që janë zgjedhur janë intervistuar paraprakisht në një proces të komprementuar, të cilin e kemi denoncuar ai AGK. Dhe kanë shkuar atje me një misionin, të cilin po duan, që është intimidimi i gazetarëve dhe mediave”, ka thënë Rexha.
https://www.youtube.com/watch?v=Dok2jlQkYP4







