John Healey jep dorëheqje si sekretar i Mbrojtjes pas mosmarrëveshjeve me Starmer për shpenzimet ushtarake

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 14:32

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e lidhur vendimin me mosmarrëveshjet brenda Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Keir Starmer, Healey ka kritikuar Ministrinë e Financave, të udhëhequr nga Rachel Reeves, duke thënë se ajo ka qenë “e pavullnetshme” për të siguruar fondet e nevojshme për investimet në mbrojtje.

Sipas tij, “epoka e re për mbrojtjen” kërkon investime shtesë përmes një plani të posaçëm, por që nga janari, Qeveria nuk ka arritur të sigurojë burimet e nevojshme përballë “kërcënimeve në rritje”, raporton The Guardian.

Healey ka thënë se kryeministri Starmer dhe Ministria e Financave nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat për financim, duke lënë të nënkuptohet se vendimmarrja ka qenë e dobët përballë presioneve të brendshme politike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter