Në vitin 2025 janë lindur gjithsej 15.932 fëmijë, prej të cilëve, të gjallë 15.850, ndërsa 82 të vdekur. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në vitin 2025 është ulur për 1,3% në krahasim me vitin paraprak. Në strukturën sipas gjinisë, tek foshnjat e lindura të gjall, djem ka më hsumë, dhe atë 51,7%, përkatësisht në 100 fosshnja të lindura të gjalla vajza, 106,9 janë djem, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistika.
Sipas muajit të lindjes, numri më i lartë i lindjeve ka qenë në muajin korrik, apo 1.531.
Sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe prej 31.7% janë lindje të gjalla nga nënat e moshës prej 25 deri në 29 vjeç.
Mosha mesatare e nënës në lindjet e përgjithshme është 29,8 vjeç dhe 28,2 vjeç në lindjet e para.
Gjenarata e nënës që është më i shpeshti në lindjen e fëmijës është gjenerata e vitit 1995.
Në vitin 2025 u regjistruan edhe 15 lindje të gjalla nga nënat nën moshën 15 vjeç.
Numri i lindjeve të gjalla jashtë martese arrinë në 1 868 apo 11.8% nga numri i përgjithshëm i lindjeve të gjalla jashtë martese.







