Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë

Press Online11 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, duke vendosur fotografitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, me mbishkrimin “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”.

Pllashniku tha se aksioni kishte për qëllim të përcillte një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Unë sot kom vendos kështu që jam ardh me i tregu kryeministrit që na jemi çlirimtar, nuk jemi zullumqar, se na jena çlirimtar se e kena çliru Prishtinën e kena çliru Kosovën. E themeluesit e UÇK-së, janë tu u mbajt qe 6 vjet n’Hagë padrejtësisht paraburgim, me këto akuza të Serbisë. Kështu që këta janë themelues të UÇK-së, nuk janë zullumqarë, duhet me ditë Albin Kurti, po janë çlirimtarë”, tha ai.

Pllashniku tha se pret kërkimfalje nga kryeministri në detyrë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta.

“Edhe Albin Kurti neve duhet të na kërkojë falje. Më së pari këtyre në burg që janë, tani edhe krejt veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, atyre masakrave të gjithëve do t’ju kërkojë Albin Kurti falje, se përndryshe nëse nuk kërkon falje, ne kemi me bë një protestë shumë të hatashme, domethënë që ka me u dridh krejt Kosova. Se m’ju thënë zullumqarë Albin Kurti këtyre, nuk ka kurrfarë arsye, po ne jemi çlirimtarë”, tha ai.

Duke folur para objektit të Qeverisë, ai adresoi akuza edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për veprimet e saj në të kaluarën.

“E unë do t’i tregoj Albin Kurtit në qoftë se është në zyrë këtu, Albin Kurti që po thua qitja pikën, ja ka qit parlamenti pikën me zollë. Zollë i kanë mshuar, me zollë e ka sulmu  Vetëvendosja e din fort mirë, me zollë. Edhe ata që e sulmuan shtetin, ata janë terroristë. Edhe Vetëvendosja është terroriste, organizatë terroriste se ka sulmu shtetin e Kosovës. Qe këta e kanë çliruar, këta po e mbrojnë edhe në Hagë pavarësinë e Kosovës edhe po mbrojnë krejt Kosovën e krejt popullin shqiptar, krejt trojet shqiptare”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që, sipas tij, të mos ketë ofendime ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kështu që hera e fundit që i bëj mesazh edhe do ta dinë mirë Albin Kurti. Nuk guxon më me ofendu asnjë çlirimtar hiç, hiç s’guxon Albin Kurti. As njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë, as me sha as me fye çlirimtarin. Në qoftë se ka diçka fakte për një çlirimtar, qe ku është shteti jonë, qe ku janë prokuroria, gjykata, policia, do t’i dorëzojë atje e jo me i ofendu çlirimtarët. Ani shumë në kohën më të keqe tash kur këta janë në Hagë, merret Albin Kurti edhe me këta, se kur Rexhep Selimit i thotë zullumqar, më ka thënë edhe mua edhe krejt anëtarëve të familjes sonë të veteranit”, tha ai./EO

Previous ArticleBE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes
Next Article Mickoski: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme të ngjashme

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.