Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes

Press Online11 Qershor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje të monitorimit të përvitshëm në Tiranë më 9 dhe 10 qershor për shqyrtimin e progresit me zbatimin e asistencës financiare të BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) dhe Instrumentit për Ndihmën e Paraanëtarësimit (IPA).

Mbledhjet e bashkëkryesuara nga Eridana Çano, Koordinatore Kombëtare e IPA-s, Koordinatore Kombëtare e RGF-së dhe drejtore e përgjithshme e SASPAC-ut dhe Sigrid Brettel, shefe njësie e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST) vlerësuan arritjet, diskutuan vështirësitë dhe arritën marrëveshje për përparësitë e vitit në vijim.

Të dy instrumentet luajnë rol kyç për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përshpejtuar reformat dhe siguruar përfitime të prekshme për qytetarët.

Komisioni i dytë i Monitorimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje shqyrtoi progresin e zbatimit të Agjendës së Reformave të Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në pesë fusha me përparësi: mjedisi i biznesit, kapitali njerëzor, energjia, transformimi digjital dhe infrastruktura, dhe shteti i së drejtës.

Agjenda e Reformave mbështet reformat që synojnë të përshpejtojnë konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian, rritjen e konkurrueshmërisë, përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun e Vetëm të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve për qytetarët që përpara anëtarësimit.

Tregu i Vetëm dhe sjellja e përfitimeve për qytetarët që përpara anëtarësimit.

Që prej fillimit të programit në vitin 2024, Shqipëra ka përfunduar 21 nga 41 hapat e reformave gjatë periudhës së parë të raportimit dhe 12 nga 21 hapat e reformave në periudhën e dytë të raportimit. Bazuar në këtë progres, BE-ja ka disbursuar deri tani 213 milionë euro në tre këste nga shuma e përgjithshme prej 922 milion eurove, çka e bën Shqipërinë një nga vendet me performancën më të mirë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në hapje të mbledhjes, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu konfimoi edhe një herë angazhimin e Shqipërisë për procesin e reformave.

“Mbi të gjitha, RGF-ja është mjet për ndryshimet e thella strukturore që do t’i mbijetojnë edhe vetë instrumentit duke formësuar kapacitetet, kulturën e llogaridhënies dhe koherencën e politikave të shtetit shqiptar në periudhën afatgjatë. Qeveria e Shqipërisë ka garantuar udhëheqjen politike dhe mobilizimin ndërqeveritar. Dorëzimi i raportit të radhës në korrik të këtij viti përfaqëson një fazë vendimtare, sepse është testimi i maturisë sonë administrative dhe sinjal drejtuar parterëve tanë evropianë dhe rajonit lidhur me çka Shqipëria është e aftë të arrijë. Qeveria është tërësisht e ndërgjegjshme se rigoroziteti i këtij dorëzimi do të kushtëzojë drejtpërsëdrejti trajektoren e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Nuk kërkojmë vetëm këstin e radhës së fondeve. Po ndërtojmë historikun që do ta përcaktojë Shqipërinë si partner të besueshëm të parashikueshëm dhe me performancë të fortë të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Sigrid Brettel mirëpriti performancën domethënëse të Shqipërisë, ndërkohë që nxiti vijimin e këtij momenti.

“Performanca e Shqipërisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje është e mirë dhe ne duam t’ju mbështesim që kjo performancë të jetë e shkëlqyer. Periudha e ardhshme e raportimit do të jetë kritike në kuadër të afrimit të disa prej afateve të zbatimit të reformave. Gjirthashtu, Komisioni Evropian do t’i akordojë fonde shtesë vendeve të Ballkanit Perëndimor me performancën më të mirë. Shqipëria ka mundësi të vijojë të renditet ndër vendet me performancën më të mirë dhe të përfitojë nga mbështetja shtesë e bazuar në reforma në të ardhmen, përmes progresit të vazhdueshëm me zbatimin e tyre”, tha ajo.

Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e ruajtjes së momentit të reformave dhe bashkërendimin e efektshëm për të siguruar disbursimet e ardhshme dhe përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Performanca e mirë e Shqipërisë mund t’i mundësojë vendit të përfitojë financim shtesë nga BE-ja, të lidhur me angazhimet e ardhshme për reforma në kuadër të Agjendës së Reformave.

Komisioni i Përvitshëm për Monitorimin e IPA-s shqyrtoi zbatimin e rreth 150 projekteve në zbatim e sipër të financuara nga BE-ja, të cilët mbështesin reformat që lidhen e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Që prej vitit 2007, BE-ja ka siguruar më shumë se 1,9 miliardë euro për Shqipërinë në formë grantesh. Së bashku me investimet e Kuadrit të Investimjaeve për Ballkanin Perëndimor, kjo mbështetje ka mobilizuar rreth 4,7 miliardë euro investime që prej vitit 2008.

Komisioni mirëpriti nisjen e projekteve të reja gjatë vitit pararendës në fusha që përfshijnë antikorrupsionin, mjedisin, qeverisjen vendore dhe sigurinë ushqimore.

Për më tepër, janë miratuar 100 milionë euro në kuadër të programit IPA 2025-2027 në mbështetje të reformave për shtetin e së drejtës, drejtësinë, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe lëndët e para kritike. BE-ja mirëpriti edhe përdorimin më të gjerë të projekteve të binjakëzimit, ku Shqipëria mund të ndihmohet drejtpërsëdrejti nga institucione të vendeve anëtare të BE-së, të cilat mbështesin përgatitjet për anëtarësim në BE.

Diskutimet theksuan nevojën e përshpejtimit të zbatimit të një sërë programesh madhore, përfshirë programe operacionale me vlerë rreth 130 milionë euro në fushat e transformimit digjital, eficiencës së energjisë dhe punësimit të rinisë. Zbatimi i tyre me sukses lidhet edhe me përmbylljen e piketave mbyllëse në kuadër të Kapitullit 22 të negociatave të anëtarësimit.

Komisioni diskutoi edhe fushat që kërkojnë vëmendje të shtuar, përfshirë kapacitetet administrative, plotësimin dhe mbajtjen e stafit, procedurat e kontraktimit, bashkërendimin e projekteve të investimit, përgatitjet për menaxhimin e programeve të BE-së në të ardhmen dhe fuqizimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar, si dhe sistemeve të kontrollit.

Previous ArticleLidhja mes tiroides dhe dhimbjeve të kokës!
Next Article Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë

Lajme të ngjashme

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.