FOTO/Brikena na prezanton vëllain për herë të parë!

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 10:04

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Brikena, ka surprizuar ndjekësit me një moment të veçantë familjar, duke ndarë për herë të parë një foto me vëllain e saj. Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, Brikena dhe vëllai i saj shfaqen së bashku në një makinë, të buzëqeshur dhe në një atmosferë të afërt familjare. Përveç paraqitjes së tyre dhe stilit të kuruar, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe dedikimi i ëmbël që ajo ka zgjedhur për të shoqëruar foton.

Krahas emrit të tij, Brikena ka shkruar “Dasuliaa”, të shoqëruar me emoji dashurie, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe afeksionin që ka për të vëllain. Postimi ka marrë menjëherë komente pozitive. Ndërkaq, ndarja e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këtë herë në debat janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Pas përfundimit të lidhjes së çiftit, ndjekësit kanë nisur të analizojnë çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar sinjale për raportet mes tyre.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter