Zgjedhjet, 20 ankesa në PZAP e 26 mijë e 100 euro gjoba për partitë

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 17:58

Diku u përdorën fëmijët nëpër tubime elektorale e në takime tjera partitë politike që qenë në garë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të shtatë qershorit i thyen rregullat e fushatës.

Kësisoj, ankesa u dorëzuan në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa.

Nga ky institucion për Dukagjinin përmes një përgjigje me shkrim bën të ditur numrin e ankesave që u dorëzuan e shumën e të hollave që i gjobitën partitë politike.

Përveç, Partisë Demokratike të Kosovës e cila në këto zgjedhje nuk mori asnjë gjobë.

“Gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 07.06.2026, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar 20 ankesa. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumën totale prej 26,100.00 euro”.

Vullnet Bugaçku nga KDI tha se ankesat kryesore kanë qenë për përdorimin e fëmijëve.

“Nëntë vendime janë dënuese, shtatë vendime janë refuzuese që nuk ka gjetë prova të mjaftueshme për t’i gjobitur partitë politike dhe në dy raste i ka hudhur poshtë ankesat si të pa lejuara dhe në këto zgjedhje ankesat kryesore kanë qenë për përdorimin e fëmijëve nëpër takime e tubime elektorale në kundërshtim me ligjin”, ka theksuar ai.

Ai vlerëson se gjobat e larta të zgjedhjeve të shkurtit 2025 janë arsyeja që partitë politike u treguan më të kujdesshme.

“Gjobat e larta të shkurtit të vitit 2025 janë ndër arsyet kryesore që po besoj se janë ulur edhe ankesat dhe janë reduktu sjelljet e paligjshme dhe shkeljet e shumta që i kanë manifestu subjektet politike”.

Që gjobat po vetëdijesojnë partitë politike e thotë edhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit.

“Konsideroj që PZAP është duke lujt një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm që partitë politike të mos e keqpërdorin të mos e shkelin ligjin po të jenë korrekt ndaj njëri-tjetrit sepse tek e fundit këta nuk janë armiq të njëri-tjetrit”, ka deklaruar Hasan Shala, ish kryesues i gjykatës së Apelit.

Në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, PZAP gjobiti në total partitë politike në vlerë prej 644 mijë e 100 euro.

https://www.youtube.com/watch?v=bzGT69va6ZY

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter