Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill Gates dëshmon para Kongresit Amerikan

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 17:55

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, mbërriti sot në Kapitol Hill për t’u përgjigjur pyetjeve në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili po heton dosjen e Jeffrey Epstein.

Gates do të dëshmojë sot para kongresmenëve që po investigon dosjet e Jeffrey Epstein, duke u bërë figura e fundit e fuqishme e lidhur me Epstein që del për të dëshmuar.

Anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve do ta intervistojnë miliarderin prapa dyerve të mbyllura, ashtu siç kanë bërë me dëshmitarë të tjerë.

Gates, teksa mbërriti në Kapitol këtë mëngjes, tha se është aty vullnetarisht dhe shpreson që dëshmia e tij të jetë e dobishme për komitetin.

Shpresoj që dëshmia ime të ndihmojë në punën e rëndësishme të komitetit, për të gjetur drejtësi për viktimat”, tha ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter