Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në Fier një universitet mjekësie me standarde të larta!

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 07:00

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të martë në Fier për të festuar 35-vjetorin e themelimit të PS.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se në Fier shumë shpejt do të ndërtohet një universitet mjekësie me standard të larta.

“Ne e nxorëm Fierin nga llumi. Shiheni sot si është Fieri. Jemi gati për t’u bërë një vend për të cilin do të flasin të gjithë dhe të gjithë do të duan të vijnë këtu. Ne duam ta çojmë Shqipërinë në BE dhe Shqipëria të jetë një vend që t’i ketë standardet e larta, rrogat e larta, spitalet më të mira, pensionet më të larta. Shqipëria duhet të bëhet një vend i universiteteve. Shumë shpejt do të sjellim edhe në Fier një universitet, një universitet mjekësie me standarde të larta. Ashtu si në Vlorë dhe Korçë, ku do të bëjmë universitete, po ashtu edhe në Tiranë një tjetër”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter