Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.
Viktima nuk ka arritur të përballojë lëndimeve dhe vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë. Viktima (femër ) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti.






