Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si “kartë negociuese” në bisedimet me SHBA

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 06:57

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kritikuar ashpër Iranin, duke e akuzuar se po e përdor Libanin si një “kartë negociuese” në bisedimet me SHBA.

Në një intervistë për CNN, Aoun deklaroi se sovraniteti dhe siguria e Libanit janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit libanez dhe nuk duhet të shërbejnë për interesa të fuqive të huaja.

Sipas raportimeve të The Times of Israel, presidenti libanez akuzoi drejtpërdrejt Iran se po e përdor Libanin si mjet presioni dhe leverage në negociatat e tij me Shtetet e Bashkuara.

Aoun dërgoi gjithashtu një mesazh të fortë ndaj Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke deklaruar: “Nuk është vendi juaj, është vendi ynë”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter