Qytetit të Tetovës i shtohet edhe një Doktore e Shkencave

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 15:16

Tetova vazhdon të pasurohet me kuadro të reja akademike. Një sukses i rëndësishëm vjen nga Merita Bakiji, e cila ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit, informon PressOnline.al.

Ky sukses përfaqëson rezultat të viteve të tëra përkushtimi, pune dhe angazhimi në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore. Fitimi i këtij titulli është një arritje e rëndësishme personale dhe profesionale, e cila dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe kompetencës në një nga fushat më të rëndësishme të kohës moderne.

Arritja e Dr. Merita Bakiji nuk është vetëm një sukses individual, por edhe një vlerë e shtuar për qytetin e Tetovës dhe për shoqërinë në përgjithësi. Ajo i bashkohet radhës së doktorëve të shkencës që me dijen, ekspertizën dhe përvojën e tyre kontribuojnë në zhvillimin e arsimit, teknologjisë dhe institucioneve.

Ky sukses dëshmon edhe një herë potencialin e madh që ka Tetova në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke nxjerrë profesionistë që arrijnë rezultate të rëndësishme në arenën akademike. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter