Rokas: Ndryshimet Kushtetuese mbeten kusht për përparim drejt BE-së

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 14:58

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, porositi se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por se detyrimet e marra në vitin 2022, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, duhet të përmbushen.

Duke iu referuar mesazheve të presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Rokas shprehu shpresën se në periudhën e ardhshme do të ketë një qasje konstruktive në marrëdhëniet me fqinjët dhe përparim në procesin e eurointegrimeve.

Deklaratën ai e dha në margjinat e Konferencës së 23-të të KOSAP-it në Shkup, ku theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për integrim në tregun e përbashkët evropian mbeten prioritete kyçe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter