Merz dhe Macron me non-paper për Ballkanin Perëndimor

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 09:34

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron planifikojnë që në Samitin BE – Ballkani Perëndimor dhe Moldavia të prezantojnë një iniciativë të re për të përshpejtuar integrimin e venE madhee kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një dokument të përbashkët, qeveritë e Berlinit dhe Parisit mbështesin ndërmarrjen e hapave të parë drejt integrimit edhe para anëtarësimit të plotë, me qëllim përshpejtimin e procesit të aderimit në BE.

Sipas dokumentit, përmbushja e kritereve të caktuara për anëtarësim do të shpërblehet me qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe me dërgimin e vëzhguesve në institucionet evropiane.

“Politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri”, thuhet në dokumentin në të cilin ka pasur qasje Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA), transmeton MIA, përcjell PressOnline.al.

Parashihet që Merz, në samitin që po mbahet në Tivat, të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe me presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Jakov Milatoviq dhe Aleksandar Vuçiq.

Siç bëjnë të ditur burime qeveritare, në këto bisedime theks i veçantë do t’i kushtohet perspektivës së gjashtë venE madhee të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Konkretisht, priten propozimet e para për integrimin më të shpejtë të tyre në institucionet dhe politikat e BE-së, madje edhe para anëtarësimit të plotë, raportoi DPA.

Merz më herët ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka nevojë për ide të reja dhe fleksibilitet më të madh. Ai ka propozuar integrim gradual për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe një model të anëtarësimit të kushtëzuar për Ukrainën.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor po mbahet sot dhe nesër në Tivat. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter