Elon Musk për vite të tëra foli për energji të pastër dhe shpëtimin e planetit… tani po djeg gaz natyror për të ushqyer inteligjencën artificiale!

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 06:49

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Elon Musk është ai tipi që zgjohet në mëngjes dhe thotë: “Po sikur ta çojmë internetin në hapësirë, makinat në Mars dhe diellin… ta përdorim jo në Tokë, po jashtë saj?”

Tani duket se Musk ka hyrë në një fazë të re. Njeriu që për vite të tëra foli për energji të pastër, ekonomi elektrike dhe shpëtimin e planetit… tani po djeg gaz natyror për të ushqyer inteligjencën artificiale të kompanisë së tij xAI. Po, ai Elon Musk që na shiste të ardhmen “green”, tani po ndez turbina si central i viteve ’80 vetëm që chatbot-i të mos ngecë. Dhe pjesa më absurde? Në dokumentet e reja të SpaceX, energjia diellore në Tokë pothuajse trajtohet si teknologji e vjetër. Fokusin tani e ka “solar power from space”. Pra Musk mendon seriozisht që në të ardhmen serverat e AI do të fluturojnë në orbitë dhe do të furnizohen direkt nga dielli në hapësirë.

Sigurisht, ideja tingëllon futuristike. Në hapësirë dielli ndriçon 24 orë, pa re, pa dimër, pa “u fikën dritat”. Problemi i vetëm? Kushton një pasuri. Sepse mesa duket është pak më shtrenjtë të çosh servera në orbitë sesa të vendosësh panele diellore në tokë. Shokuese, e di. Por ky është Elon Musk. Ky njeri sheh një problem normal dhe zgjedh zgjidhjen më të shtrenjtë të mundshme.

https://www.youtube.com/watch?v=06-lgnZJiAs

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter