Kylie Jenner ka tërhequr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një udhëtimi luksoz veror në ishujt Turks dhe Caicos, të organizuar nga marka e saj e njohur, Kylie Cosmetics.

Ylli 28-vjeçar i “The Kardashians” ndau me miliona ndjekësit e saj në Instagram një seri fotografish nga arratisja tropikale, ku u shfaq në super formë me bikini rozë, duke marrë menjëherë mijëra reagime dhe komente.
Për këtë aventurë verore, Kylie udhëtoi me avionin e saj privat së bashku me vajzën Stormi, djalin Aire dhe disa nga mikeshat e saj më të afërta, mes tyre Anastasia Karanikolaou, Yris Palmer dhe Carter Gregory.

Pas mbërritjes, grupi u vendos në një vilë luksoze buzë detit, me pamje spektakolare dhe një pishinë të madhe private. Jenner nuk ngurroi t’u tregonte fansave ambientet e resortit, ndërsa më pas publikoi disa poza ku shfaqej me bikini rozë të çelët, duke pozuar para pasqyrës me një pije tropikale në dorë.
Udhëtimi veror i Kylie-t! Po e shijojmë verën në maksimum
-shkroi ajo krahas fotografive.

Më vonë, miliarderja ndau edhe momente nga një darkë elegante pranë perëndimit të diellit, e organizuar nga Kylie Cosmetics për të ftuarit e saj.
Megjithatë, ajo që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat ishte mungesa e partnerit të saj, aktorit Timothée Chalamet. Në asnjë prej fotografive të publikuara nuk kishte gjurmë të tij, duke nxitur spekulime dhe pyetje nga ndjekësit.

Kylie publikoi gjithashtu imazhe nga udhëtimi me avionin privat, ku ajo dhe mikeshat e saj shfaqeshin të veshura me kostume sportive rozë të markës së saj, duke e kthyer të gjithë udhëtimin në një promovim luksoz dhe plot stil të Kylie Cosmetics.





