Sërish tymi i zi në Obiliq, KEK-u: Është procesi i startimit të njësisë a3

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 18:18

Gjendja e njëjtë si para disa javësh u pa sërish tek oxhaqet e KEK-ut në Obiliq.

Shkaktar i tymit të zi, sipas Korporatës Energjetike, është procesi i startimit të njësisë A3, si edhe  sinkronizimi me sistemin elektroenergjetik.

“Ju njoftojmë se gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në Termocentralin “Kosova A” është zhvilluar procesi i startimit të njësisë A3 dhe sinkronizimi i saj me sistemin elektroenergjetik. Procesi i startimit është një procedurë standarde teknologjike dhe e domosdoshme operative në të gjitha termocentralet me linjit. Gjatë kësaj faze mund të paraqiten përkohësisht emisione më të theksuara nga oxhaqet, deri në stabilizimin e plotë të parametrave të punës së njësisë”.

Por tymi i tillë, përveç ambientit, ndikon seriozisht edhe në shëndetin e qytetarëve thotë ish kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.

“kjo ndodh për shkak të djegies së qymyr që tek ne është linjt e që është qymyri më i dobët për shkak se është edhe më i riu dhe ka djegie të dobët falë edhe makinerisë së vjetër dhe mos respektimit të rregullave elektrofiltrat herë funksionojnë herë nuk funksionojnë”, ka thënë Morina.

Morina teksa flet për mungesën e investimeve, thotë se zgjidhja ishte tek ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike.

“Mjete qeveria ka pasur mjaftueshëm për të ndërtuar sisteme të reja të filtirimit edhe pse teknologjia është e vjetër zgjidhja ka qenë me termocentrale të reja edhe kur kam qenë drejtor i Agjencisë së Mjedisit kam qenë pro termocentraleve të reja”, ka shtuar Morina.

Si rezultat i situatës së ngjashme me tymin e zi që u shfaq nga oxhaqet në Obiliq dhe alarmit nga qytetarët, Prokuroria Themelore e Prishtinës nisi edhe hetime në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”

 

https://www.youtube.com/watch?v=0HCUJVs2KV8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter