Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për t’iu bashkuar projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 16:56

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova të intensifikojë përpjekjet për sigurimin e burimeve të reja energjetike, duke theksuar se vendi po përballet me vështirësi në përmbushjen e kërkesave në rritje për energji elektrike.

Në një editorial, Prattipati ka vlerësuar se, me rritjen e vazhdueshme të konsumit dhe çmimeve të energjisë, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga importet dhe nga vendet fqinje për furnizimin me energji.

‘‘Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj. Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës’’, ka thënë mes tjerash ajo.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter