Haxhiu merr pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 13:31

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian dhe venE madhee të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Pjesëmarrja e saj është konfirmuar për Dukagjinin. Bëhet e ditur se në delegacionin e Kosovës do të jetë edhe kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj.

Samiti do të mbledhë së bashku udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë venE madhee të rajonit, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrja në këtë takim është konfirmuar edhe nga presidenti i Serbisë, i cili kishte bojkotuar samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor të vitit 2025.

Takimi në Mal të Zi konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi vendi pritës shihet si shteti i rajonit me perspektivën më të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter