Zemaj: LDK do të investojë në projekte kapitale dhe do të mbështesë punëtorët e investitorët

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 10:46

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka theksuar se zhvillimi ekonomik do të jetë një nga prioritetet kryesore të LDK-së, duke premtuar investime të mëdha kapitale dhe mbështetje për punëtorët dhe investitorët në vend.

Zemaj thotë se LDK synon të realizojë projekte kapitale të përmasave të mëdha, të cilat sipas tij do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës, njofton Dukagjini.

Zemaj ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së punëtorëve dhe investitorëve, duke i cilësuar ata si shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

“LDK ka prioritet zhvillimin. Prandaj, do të realizojmë investime të mëdha kapitale, që Kosova si ka parë asnjëherë. Do të përkrahim punëtorët e po ashtu edhe investuesit. Sepse janë shtyllë e ekonomisë. LDK është ajo që i duhet Kosovës!”, ka shkruar Zemaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter