Më 1 qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nominuar ambasadorët e rinj që do të drejtojnë misionet diplomatike në Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Javë më parë SHBA-të emëruan edhe Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.
Vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut deri më tani nuk kanë ambasador të emëruar nga Administrata e Donald Trump. Në të dy shtetet SHBA-të mbajnë raporte përmes të ngarkuarve me punë, që është një nivel më i ulët se Ambasadori fuqiplotë.
Kosova është pa ambasador amerikan që nga dhjetori i vitit 2024.
Një boshllëk i tillë diplomatik nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar gjashtë ambasadorë në Kosovë.
Mesatarisht, procesi ka zgjatur rreth katër muaj.
Vetëm një herë, zëvendësimi i Christopher Dell-it me Tracey Ann Jacobson mori tetë muaj.
Në Sarajevë, për ambasador është nominuar Ronald Johnson. në Beograd është nominuar Michael Young, ndërsa në Podgoricë është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.
Në Kosovë e ngarkuara me punë është Anu Prattipati ndërsa në Maqedoninë e Veriut Nicole Varnes.





