Në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u miratuan 11 amendamente kompromisi dhe dy amendamente të eurodeputetëve bullgarë

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 10:23

Projekt-Raporti i raportuesit Thomas Waitz për Maqedoninë e Veriut kaloi në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe në fund të qershorit pritet të shqyrtohet edhe në seancë plenare të Parlamenti Evropian.

Janë miratuar 11 amendamente kompromisi dhe dy amendamente të propozuara nga eurodeputetët bullgarë, njëri prej të cilëve ka të bëjë me komisionin historik, informon PressOnline.al.

Amendamentet e miratuara do të publikohen zyrtarisht nga Parlamenti Evropian, pas së cilës do të bëhet e ditur nëse mes tyre ndodhet edhe amendamenti i Waitz-it që lidhet me Protokollin e Dytë me Bullgarinë.

Nga Parlamenti Evropian njoftuan se riafirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por theksuan se përparimi në negociata varet nga reforma të qëndrueshme dhe të thella, e jo vetëm nga miratimi i amendamenteve të nevojshme kushtetuese.

Në një deklaratë me shkrim, Waitz u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke theksuar se vendi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformues dhe se është me rëndësi kyçe të vazhdohen përpjekjet dhe të ruhet përkushtimi i fortë ndaj rrugës së integrimit evropian. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter