Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon pjesëmarrjen e Trump

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 02:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në muajin korrik në Turqi.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Mendoj se samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, në korrik, do të jetë ndoshta më i rëndësishmi në historinë e Aleancës, pasi ka disa çështje që duhet të sqarohen dhe të korrigjohen”, deklaroi Rubio gjatë dëshmisë së tij përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Presidenti do të jetë i pranishëm personalisht”, shtoi ai.

Pritet që samiti të trajtojë një sërë çështjesh kyçe që lidhen me sigurinë dhe të ardhmen e Aleancës, në një periudhë sfiduese për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe stabilitetin global.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter