Abdixhiku takon Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve evropiane, për këtë duhen institucione stabile

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 16:57

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, kanë takuar sot në Prishtinë presidentin e Këshilli Evropian, Antonio Costa.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për hapat që duhet të ndërmarrë Kosova në rrugën e integrimit evropian, përfshirë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të avancojë drejt familjes evropiane dhe se për këtë nevojiten institucione stabile, të përgjegjshme dhe të përkushtuara ndaj orientimit euro-atlantik.

Sipas Abdixhikut, vendi e ka vendin në mesin e shteteve të lira evropiane dhe duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”, ka shkruar ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter