Rama: Protestat për Zvërnecin kanë humbur arsyen reale, turmë e orkestruar nga jashtë

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 13:59

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot qytetarët se “Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me mbi 800 mijë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë”.

Duke reaguar ndaj protestave që po zhvillohen ditët e fundit lidhur me ngjarjen në Zvërnec, Rama u shpreh se fatkeqësisht janë turmë e orkestruar nga jashtë.

“Me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me mbi 800 mijë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama duke publikuar pamje nga protesta.

Kryeministri theksoi se protesta ka humbur çdo arsye reale të nisjes dhe të vetmet arsye të mbetura janë ato të të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit.

“Me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes, e ku të vetmet arsye të mbetura janë ato të të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit dhe pompojnë rrjetet me ajrin toksik të luftës hibride, falë edhe naivitetit të votuesve të mi në atë turmë të orkestruar nga jashtë fatkeqësisht”, tha Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter