MAP: Reforma e administratës publike e njohur si një nga sukseset kyçe të shtetit

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 13:43

Reforma e administratës publike është vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut në kuadër të agjendës reformuese evropiane. Ministria e Administratës Publike njoftoi se deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, përbën një njohje të rëndësishme për përparimin e arritur në ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe efikase, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Në vazhdim komunikata e plotë e Ministrisë për Administatë Publike:

Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, me të cilën përshëndetet përparimi i Republikës së Maqedonisë në zbatimin e agjendës reformuese, veçanërisht në fushën e reformës së administratës publike, përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën e përkushtuar të Qeverisë dhe Ministrisë së Administratës Publike gjatë periudhës së kaluar.

Fakti që reforma e administratës publike u veçua si një nga fushat kryesore ku është arritur progres i prekshëm, është konfirmim se shteti po ecën në drejtimin e duhur, drejt ndërtimit të një administrate publike profesionale, efikase, llogaridhënëse dhe moderne, të harmonizuar me standardet dhe vlerat evropiane.

Ministria e Administratës Publike gjatë periudhës së kaluar ka punuar intensivisht në përgatitjen dhe realizimin e proceseve reformuese, vendosjen e mekanizmave të qartë për profesionalizimin e administratës, avancimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, digjitalizimin e shërbimeve dhe hartimin e politikave që sigurojnë shërbime më cilësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Strategjia për reformën e administratës publike dhe vlerësimet pozitive nga partnerët evropianë janë rezultat i punës së përbashkët, përkushtimit dhe përgjegjësisë së të gjitha institucioneve të përfshira në procesin reformues.

Për Ministrinë e Administratës Publike, ky vlerësim paraqet një obligim për të vazhduar me edhe më shumë energji, intensitet më të lartë dhe ambicie edhe më të mëdha, si dhe një motiv shtesë për zbatimin e reformave që do të sigurojnë një administratë moderne në shërbim të qytetarëve dhe institucione të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes evropiane.

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj agjendës reformuese dhe rrugës evropiane të shtetit, të bindur se çdo rezultat i arritur sot përfaqëson një hap të ri drejt qëllimit tonë të përbashkët – një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter