Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës.
Më vonë Costa do të zhvilloj takim edhe me kryeministri në detyrë, Albin Kurtin.
Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.
Vizita e tij vjen pak para samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, dhe konsiderohet pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të BE-së në rajon.



