Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, po merr pjesë në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, që po mbahet në Bruksel, informon PressOnline.al
Në kuadër të këtij takimi, përfaqësues të komunave dhe rajoneve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet kandidate po diskutojnë për sfidat dhe mundësitë që lidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe për rolin e institucioneve lokale në zbatimin e reformave.
Lidhur me këtë ngjarje, Mexhiti thekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga objektivat kryesore të Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se komunat kanë një përgjegjësi të rëndësishme në përmbushjen e standarE madhee evropiane dhe në afrimin e qytetarëve me procesin e integrimit.
Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve evropiane është thelbësor për avancimin e reformave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai shtoi se përmes shkëmbimit të përvojave me partnerët evropianë krijohen mundësi të reja për zhvillim lokal dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale.
Takimi në Bruksel po i kushton vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të venE madhee kandidate, me fokus në reformat, decentralizimin dhe rolin e komunave në përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE. (PressOnline.al)



