Gashi nga Istogu: Autostrada e Dukagjinit është projekt strategjik

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 22:28

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Istog, ku ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe turizëm për zhvillimin e kësaj komune.

Gashi u shpreh se në Istog ka takuar qytetarë punëtorë dhe të përkushtuar, duke e cilësuar këtë komunë si një nga bastionet tradicionale të LDK-së dhe të vlerave që përfaqëson partia.

“Sot në Istog takuam njerëz të urtë, punëtorë dhe të palëkundur në bindjet e tyre. Istogu mbetet një nga fortesat e besimit dhe vlerave të LDK-së.

Për ne, zhvillimi i Istogut nuk është vetëm premtim, por prioritet. Autostrada e Dukagjinit është projekt strategjik për lidhjen më të mirë të rajonit, për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Po aq i rëndësishëm është edhe zhvillimi i turizmit në Bjeshkët e Istogut, një pasuri e jashtëzakonshme natyrore që meriton investime në infrastrukturë, promovim dhe shërbime moderne, në mënyrë që të kthehet në motor zhvillimi për gjithë zonën.

Istogu ka potencial të madh. Me vizion, investime dhe qeverisje të përgjegjshme, ky potencial do të shndërrohet në zhvillim, mirëqenie dhe vende të reja pune.

Istogu beson. Istogu ecën përpara”, ka shkruar Gashi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.