Georgievski: Bullgari na dha armatim për tu mbrojtur nga Serbia, e jo për konflikt me shqiptarët

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 15:58

Në një intervistë të dhënë ditë më parë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ljupço Georgievski e ka hapur sërish njërën nga temat më të ndjeshme në historinë e re të Maqedonisë – gjendjen e sigurisë të shtetit pas pavarësisë së sajë dhe rolin e shteteve fqinje.
“Georgievski gjatë intervistës direkt godet në themelet e propagandës antibullgare duke rikujtuar për faktet historike të cilat shpesh herë heshten për diskursin publik maqedonas”, shkruan “vestimak.mk”.

Çarmatimi nga ana e Arnatës Popullore Jugosllave (APJ):
Cili ishte kërcënimi i vërtetë?
Ish-kryeministri gjatë intervistës parashtron një pyetje thelbësore që shpesh herë margjinalizohet nga historiagrafia maqedonase:
“Sot thjeshtë e dini, përse atëbotë sërbët na e morën armatimin? Gjithë armatimin e morën dhe përse asnjë armë nuk na dhanë?”

Momenti kur Armata Jugosllave (APJ) gjithçka mori me vete duke e zbrazur Maqedoninë nga armatimi ushtarak, duke e lënë atëbotë shtetin e ri që ishte në themelim e sipër tekstualisht “duar thatë”, është kyç për ta kuptuar kontekstin e atëhershëm gjeopolitik.

Propaganda antibullgare në Maqedoni historikisht ndërtohet në narrativën se rreziku për Maqedoninë kryesisht vjen nga Lindja (Bullgaria), kurse nga veriu (Serbia/Jugosllavia) kultivohet marrëdhënie romantike.
Deklarata e z.Georgevski e dekonstrukton (demanton) këtë mit, duke potencuar se kërcënimi potencial fizik dhe ekzistencial për shtetin e sapoformuar vinte pikërisht nga Beogradi, i cili Maqedoninë e kishte lënë pa kurrfarë kapaciteti për mbrojtur.

Bullgaria si aleat, e jo si armik

Në vazhdim të intervistës, z.Georgievski shpalos detaje për origjinën dhe qëllimin e ndihmës ushtarake:
“Jo, unë mendoj se ai ishte në funksion nga sërbët. Domethënë ndihma që vinte nga Bullgaria ishte në funksion të mbrojtjes nga sërbët, nëse duhej të mbroheshim nga ata”.
Ky konstatim është kontrast direkt i retorikës gjithnjë më të pranishme antibullgare.
Në vend të narrativës për Bullgarinë si aspirante e përhershme për territor dhe agresion, Georgievski e veçon Bullgarinë atëbotë si i vetmi fqinj në atë moment kritik, që dha ndihmë ushtarake konkrete për ekzistencën e shtetit maqedonas.
Fakti që armatimi bullgar ishte destinuar për mbrojtje nga agresioni eventual serb, është e dhënë e cila vazhdimisht në mënyrë sistematike shtypet në opinionin e këtushëm, sepse nuk përshtatet në fotografinë “Bardhë e Zi” të narrativës jugosllave, që ende ka ndikimi të fuqishëm
Për tu eleminuar hapësira për manipulim se armatimi është ofruar për përleshje me shqiptarët, Georgievski në mënyrë kategorike sqaron:
“Jo, me shqiptarët asnjëherë s’është përmendur kjo, e as që besoj se dikush ka patur informacion se do të sulmohemi”
Me këtë, Georgievski vërteton se fokusi i sigurisë i shtetit të ri maqedonas ishte i orientuar kryesisht për mbrojtje nga jashtë, pra nga fqinji verior (Serbia), e cila atëherë luftonte në Kroaci e Bosnjë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.