Kombëtarja U-16, publikohet lista për dy miqësoret ndaj Bullgarisë!

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 12:32

Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 5 dhe 8 qershor në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të programit të zhvillimit e monitorimit të talenteve të rinj kuqezi.

Nën drejtimin e trajnerit Armand Dama dhe zv.trajnerit Endrit Ohri, skuadra do të ketë mundësinë të testojë nivelin e saj përballë një kundërshtari ndërkombëtar, ndërsa stafi teknik pritet të vlerësojë nga afër alternativat në dispozicion.

Për këto dy sfida, trajneri Dama ka përzgjedhur 21 lojtarë, që do të jenë pjesë e grumbullimit dhe do të synojnë të tregojnë cilësitë e tyre në fanellën kuqezi.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Jurgen Nako, Bleron Çeliku

Mbrojtës: Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Nezaj, Indrin Zelka, Rejan Caslli, Aendi Cekrezi, Riad Syla

Mesfushorë: Joart Mile, Lorenc Perlala, Sebastian Sina, Angelos Çomo, Rajan Dybeli, Klevis Tafa

Sulmues: Mattia Avni Xhemali, Klevis Basha, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Kevin Rroci

Ndeshja e parë ndaj Bullgarisë do të luhet më 5 qershor, në ora 17:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar për më 8 qershor, në ora 10:00.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.