Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Spanja kampione Bote?! Parashikimet me super kalkulime!

Press Online2 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sipas një studimi të Goldman Sachs, gjatë turneut do të ketë përballje SHBA-Iran dhe sfida e fundit Messi-CR7. Skuadra iberike, me 26% mundësi, është favorite për të fituar Kupën e Botës 2026.

Nuk e thonë kompanitë e basteve në këtë rast, por modeli i fundit matematikor i bankës Goldman Sachs. Llogaritja merr në konsideratë numrin e golave të shënuar nga një skuadër e caktuar (skuadra i) kundër një kundërshtari të caktuar (skuadra j), duke përdorur gjithë historikun e ndeshjeve ndërkombëtare, jo miqësoreve, nga 1978-a (rreth 20 mijë ndeshje në total).

Sistemi është i ngjashëm me pikëzimin Elo, që përdoret për të klasifikuar lojtarët e shahut. Studimi tregon edhe ndikimin e talentit realizues (prania e shënuesve më të mirë të kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare), “momentumin” e skuadrës (golat e shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e fundit), si dhe të faktorëve mentalë e gjeografikë (efekti i ndeshjes në shtëpi).

Sipas këtij studimi, Spanja ka 26% mundësi ta fitojë Botërorin, e ndjekur nga Franca (19%), Argjentina (14%), Brazili (8%) dhe Anglia (5%). Kombëtarja iberike është favorite nga pikëzimi Elo më i lartë, me një sulm prodhimtar dhe një formë të mirë të momentit.

Argjentina penalizohet nga “rënia e fituesit”, statistika tipike e kampionëve në fuqi. Franca paguan rrezikun e përballjes me Spanjën në gjysmëfinale, kurse për Anglinë peshojnë zhgënjimet e mëdha, sfida e mundshme me Meksikën në lartësi të madhe dhe shorti i pafavorshëm.

Duke i qëndruar këtij parashikimi, priten duele interesante. Në fazën e 1/8-ve duhet të ndeshen mes tyre SHBA-të dhe Irani, ndërsa në çerekfinale do të jetë ndeshja historike mes Argjentinës e Portugalisë, sipas të gjitha gjasave, përballja e fundit Messi-Cristiano Ronaldo.

Finalja duhet të jetë Argjentinë-Spanjë, me trofeun e Kupës së Botës që do të kthehej në Europë, pasi është fituar nga një skuadër amerikano-jugore. Edhe kjo është një skemë historike. Përjashtimi i vetëm është “back to back” i Brazilit në 1958-ën dhe 1962-shin.

Në fund janë 13 skuadra, që Goldman Sachs u jep 0% mundësi për fitore. Mes tyre është edhe Bosnjë-Hercegovina, që eliminoi Italinë në play-off.

Previous ArticleElezi: Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhje, të shtunën shpërndahen në Qendra Komunale
Next Article Autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, në fund të qershorit ose fillim të korrikut pritet vendimi i UNESCO-s

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.