Romanca vazhdon edhe pas BBVA 5! Selin dhe Gimbo shijojnë pushimet së bashku!

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 20:01

Selin Bollati dhe DJ Gimbo po dëshmojnë se lidhja e tyre vazhdon të jetë më e fortë se kurrë edhe pas përfundimit të aventurës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania ka ndarë së fundmi një fotografi krah partnerit të saj nga plazhi, duke treguar se po shijojnë pushimet verore së bashku.

Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqen të afërt dhe të lumtur, ndërsa Selin e shoqëroi postimin me mbishkrimin:

Shiko çfarë doli nga aparati i shumë kërkuar.

Romanca e tyre nisi brenda formatit televiziv dhe në fillim u prit me skepticizëm nga një pjesë e publikut, që dyshonte në vazhdimësinë e lidhjes jashtë shtëpisë. Megjithatë, koha duket se ka treguar të kundërtën.

Pas daljes nga spektakli, çifti ka vazhduar të shfaqet shpesh së bashku, duke e bërë publike marrëdhënien e tyre. Madje, Selin është parë edhe pranë familjes së Gimbos, një detaj që është interpretuar nga ndjekësit si një hap i rëndësishëm në raportin e tyre.

Ndërsa shijojnë kohën pranë njëri-tjetrit, të dy mbeten të angazhuar edhe në projektet e tyre personale dhe profesionale, duke ruajtur një ekuilibër mes jetës private dhe karrierës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.