Është ndarë nga jeta Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila është shprehur shkurtimisht: “Ka vdekur babai i Ilirit”.
Sipas burimeve, Ilir Meta ka paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij drejt ceremonisë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në fshatin e lindjes së të ndjerit, Çepan, në Skrapar, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Tiranë.




