Ishin 1 mijë e 37 prej tyre, të gjithë të veshur si Marilyn Monroe. Jo vetëm kaq, por arritën të hynin në Librin e RekorE madhee Guinness për grumbullimin më të madh të sozive të Marilyn Monroe. Rekordi i mëparshëm, i vendosur para pandemisë në Brighton të Australisë, ishte 254 pjesëmarrës.
Të veshur me fustane të bardha të gjata, paruke bjonde platini, buzëkuq të kuq të ndezur dhe një gotë martini në dorë, gra e burra të të gjitha moshave dhe origjinave, pushtuan qendrën e Palm Springs-it, në shkretëtirën e Kalifornisë, për të festuar 100-vjetorin e lindjes së yllit të Hollivudit, më 1 qershor 1926, në Los Angeles. Ajo lindi me emrin Norma Jeane Mortenson.
Grumbullimi u zhvillua rreth statujës së famshme “Forever Marilyn”.

Skulptura gjigante, gati 8 metra të lartë përshkruan aktoren në një nga skenat më të famshme në historinë e kinemasë, nga “The Seven Year Itch” (1955), kur qëndronte në një pjesë metroje në Nju Jork për të shijuar flladin që frynte duke i ngritur fustanin e zbuluar këmbët, në lartësi të pazakontë për kohën.

Pjesëmarrësit duhej të regjistroheshin paraprakisht për eventin, të paguanin një tarifë prej rreth 70 eurosh e më pas të merrnin një komplet që përbëhej nga fustani i famshëm i bardhë me jakë të rrumbullakët me një fund të palosur, një paruke platini e një gotë martini.
Ekipe parukierësh e makiazhi e plotësuan pamjen me një shtresë buzëkuqi dhe një nishan sipër buzës.
Të gjithë mbanin një byzylyk me një kod QR, i përdorur për numërimin përfundimtar: 1 mijë e 37.
Gjatë viteve 1950, Monroe vizitonte shpesh Palm Springs-in, që në atë kohë ishte vendpushim i preferuar për yjet e Hollivudit.




