Kandidati për deputet nga koalicioni LVV–PSHDK, Zef Morina, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin zgjedhor që do të mbahet sot në Gjilan, duke theksuar mobilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve për këtë koalicion.
Përmes një postimi në Facebook, Morina ka vlerësuar se fushata po karakterizohet nga energji e lartë dhe përkrahje e vazhdueshme për programin qeverisës dhe vazhdimin e projekteve të nisura.
“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti po vazhdon mobilizimi i jashtëzakonshëm, energjia e madhe dhe mbështetja e qartë për vazhdimin e punëve të mira për koalicionin e fitores LVV–PSHDK”, ka shkruar Morina.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit të mbrëmjes në Gjilan, duke e cilësuar atë si një mundësi për të dëshmuar mbështetjen ndaj koalicionit.
“Shihemi sonte në Gjilan nga ora 19:30”, ka bërë thirrje kandidati për deputet.
Morina ka kërkuar mbështetje për koalicionin LVV–PSHDK me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa ka promovuar edhe kandidatët Albin Kurti me numrin 1, Zef Morina me numrin 24 dhe Arijeta Ajeti me numrin 94.




