"Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin", Rama: Është pronë private denbabaden, investitorët tejet serioz

featured
Press Online
30 Maj 2026, 06:09

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te debatet e fundit publike lidhur me Zvërnecin, duke i cilësuar ato si një lajm të rremë.

“Zhurma e madhe që është ngritur mbi një lajm të rremë me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti s’po fal asgjë sepse nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka Sazanin, që nuk kanë mbaruar ende negociatat pasi korporata shqiptare e investimeve është pjesë e projektit. Toka e ishullit do jetë aty, e shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

/vizionplus.tv

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter