Kryeministri Hristijan Mickoski dha mendimin e tij për propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për integrim gradual në Bashkimin Evropian (BE).
“Jemi kureshtarë të mësojmë më shumë se cila është ideja”, tha Mickoski.
Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e ardhshëm BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, ku pret të dëgjojë më shumë rreth këtyre koncepteve dhe iE madhee, përcjell PressOnline.al.
“Për këto mendime dhe ide dëgjojmë tashmë prej një kohe më të gjatë. Nuk mund të flas për asgjë derisa të bëhet zyrtare. Kancelari Merz e paralajmëroi këtë zhvillim të ngjarjeve që në takimin e Procesit të Berlinit në Londër vitin e kaluar dhe unë e komentova atëherë se do të ketë propozime të reja, mundësi të reja në rajon e kështu me radhë. Ajo që mund të them në këtë moment është se jemi kureshtarë të mësojmë më shumë se cila është ideja. Kjo, supozoj, do të ndodhë në samitin që do ta kemi në Tivat më 4 dhe 5 qershor, ku unë do të jem i pranishëm. Pres me padurim t’i dëgjoj këto koncepte dhe këto ide. Pasi të kemi më shumë përmbajtje konkrete, atëherë do të mund të flasim edhe publikisht”, deklaroi Mickoski.
Ndryshe, integrimi gradual fillimisht u përmend në kontekstin e Ukrainës, ndërsa më pas u komentua edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Autoritetet ukrainase konsiderojnë se një qasje e tillë është e padrejtë ndaj tyre. (PressOnline.al)




